“Periudha më e vështirë fillon tani”, Rakacolli: Kemi rritje infektimesh te të rinjtë dhe nxënësit

schedule20:17 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 20:17 - 2 Dhjetor, 2021

Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli e ftuar në Radarin Informativ në Abc me Jonida Shehun, ka deklaruar se ka një rritje të infektimeve te moshat e reja dhe te nxënësit e shkollave.

Alarmante nuk është situata, por është rritur numri. Kemi një rritje të përqindjes që zënë infektimet e grupmoshave më të reja dhe të nxënësve të shkollave, kjo është deri diku normale dhe këtu duket dhe mungesa e vaksinimit”, tha Rakacolli.

Periudha më e vështirë sa i përket pandemisë për këtë vit, Rakacolli tha se fillon tani me uljen e temperaturave.

“Më e vështira fillon tani. Temperaturat tani po ulen, edhe virusi aktivizohet, qarkullim i ajrit nuk bëhet si më përpara, dritaret nuk hapen qëndrojmë në ambiente të mbyllura. Edhe periudhat e festave”, shtoi zv.ministrja.

Masat anti-COVID që janë në fuqi, sipas zv.ministres nuk po respektohen.

Ne nuk jemi të kënaqur nga zbatueshmëria e masave, por po punohet vazhdimisht nga inspektorët por s’mund të kesh një ekip për një njeri kjo do bashkëpunim. Gjoba ka përsëri edhe sanksione, njerëzit ose janë lodhur me kaq kohë pandemi ose mendojnë se vaksina i mbron. Natyrisht duhet më tepër punë edhe nga ana jonë, s’mund të them se kemi bërë gjithçka, patjetër që do bëjmë më shumë”, shtoi ajo.

Pas shfaqjes së variantit të ri të COVID, Omicron është vendosur ndalimi i të huajve me histori udhëtimi brenda 14 ditëve në Afrikë. Ky rregull, Racakolli tha se do  të jetë në fuqi fillimisht për 3 javë, pastaj do merren masa të tjera.

 “Nga 3 dhjetori hyn në fuqi rregulli, fillimisht do shikohet këto 3 jave dhe mbase pas 3 javësh do na duhet të marrim masa të tjera. Dyshimi për infektim me Omicron mund të lindë nga shenjat, dyshimi të lind atëherë kur rezulton pozitiv ke një histori kontakti me persona që janë identifikuar me Omicron ose në Afrikën e Jugut, atëherë mund të të lindë dyshimi”.

“Gjërat nuk janë ende të sakta. Virusi nuk është mirë i njohur, ka disa idera se disa teste të shpejta mund të mos e kapin, PCR e kap, çdo gjë do  të shikohet”, u shpreh Rakcalli, duke thënë se disa teste të shpejta mund të mos e zbulojnë Omicron. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!