Përhapja e një varianti të ri nuk është befasi për sa kohë ekziston nacionalizimi i vaksinave

schedule09:52 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 09:52 - 6 Dhjetor, 2021

Nga Gordon Brown, The Guardian

Pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme të ekspertëve të shëndetësisë, dështimi ynë për të shpërndarë vaksinat në vendet më pak të zhvilluara po shihet tani. Në mungesë të vaksinimit masiv, Covid jo vetëm që po përhapet kudo në mesin e personave të pambrojtur, por po ndryshon, me zbulimin e varianteve të reja në vendet më të varfra duke rrezikuar edhe personat plotësisht të vaksinuar në vendet më të pasura të botës.

Të enjten, Departamenti i Shëndetësisë së Mbretërisë së Bashkuar, i cili ka pezulluar udhëtimet në Afrikën e Jugut ka paralajmëruar se varianti B.1.1.529 “Omicron”ishte varianti më shqetësues që është identifikuar deri më tani. E megjithatë, me 9.1 miliardë vaksina të prodhuara tashmë dhe 12 miliardë që priten të prodhohen deri në fund të vitit – mjaftueshëm për të vaksinuar të gjithë botën,  kjo ishte “gara e armatimeve” që ne mund të kishim fituar.

Të hënën, Asambleja Botërore e Shëndetësisë, organi vendimmarrës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, do të mblidhet në një seancë të veçantë. Në Zimbabve, vetëm 25% kanë marrë dozën e parë të një vaksine dhe vetëm 19% e popullsisë janë vaksinuar plotësisht. Në Lesoto dhe Eswatini janë vaksinuar respektivisht vetëm 27% dhe 22% e popullsisë, raporton abcnews.al

Në Namibi shifra është edhe më e ulët: vetëm 12%  janë vaksinuar plotësisht. Afrika e Jugut ka vaksinuar vetëm 27% të popullsisë. Edhe pse hendeku midis vaksinave të Europës dhe atyre që nuk kanë vaksina të Afrikës është rritur, BE tha se do të dërgonte vaksina të Johnson & Johnson të prodhuara nga Afrika e Jugut në Europë.

Në qershor, Boris Johnson premtoi se ai dhe vendet e G7 do të përdorin vaksinat e tyre të tepërta për të imunizuar të gjithë botën. Në shtator, në një samit të kryesuar nga Presidenti Biden, tha se  40% e 92 vendeve të varfra do të vaksinohen.  Por ky objektiv është i pamundur të arrihet.

Deri të enjten, SHBA, e cila ka dërguar gjysmën e vaksinave, kishte dorëzuar ende vetëm 25% të vaksinave që kishte premtuar. Aritmetika e dështimit në pjesën tjetër të botës është edhe më e turpshme. Sipas Airfinity, Bashkimi Europian ka dorëzuar vetëm 19% të vaksinave, Mbretëria e Bashkuar vetëm 11% dhe Kanadaja vetëm 5%.

Kina dhe Zelanda e Re kanë dorëzuar më shumë se gjysmën e asaj që ishte premtuar, por premtimet e tyre arritën respektivisht në vetëm 100 dhe 1.6 milionë. Australia ka dhënë vetëm 18% të asaj që ka ofruar dhe Zvicra vetëm 12%. Rezultati është se edhe tani vetëm 3% e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta janë plotësisht të vaksinuar, ndërsa shifra  kalon 60% si në vendet me të ardhura të larta ashtu edhe në vendet me të ardhura të mesme të larta.

Çdo ditë administrohen gjashtë herë më shumë  vaksina dhe doza përforcuese në vendet më të pasura të botës. Kjo pabarazi e vaksinave është arsyeja kryesore pse OBSH parashikon 200 milionë raste të tjera me Covid dhe rritje në numrin e të vdekurve. Ky dështim i politikës nuk është për shkak se na mungojnë vaksinat ose kontratat e prodhimit për t’i siguruar ato. Problemi nuk është tani në prodhim (2 miliardë doza vaksine po prodhohen çdo muaj), por në padrejtësinë e shpërndarjes, raporton abcnews.al

Nga 89% e prodhimit të vaksinave, 71% e dërgesave të ardhshme janë planifikuar për vendet e pasura. Si rezultat, agjencia globale e shpërndarjes së vaksinave, Covax, ka qenë në gjendje të sigurojë vetëm dy të tretat e 2 miliardë vaksinave të premtuara për vendet më të varfra. Ne mund tia dalim. 500 milionë vaksina të papërdorura janë në dispozicion në të gjithë G7. Deri në dhjetor, shifra do të rritet në 600 milionë, dhe deri në shkurt, do të rritet në 850 milionë vaksina, të cilat mund të dërgohen në vendet me të varfra.

Sipas të dhënave deri më tani, SHBA ka 162 milionë doza vaksinash që mund t’i shpërndajë menjëherë në vendet që kanë më shumë nevojë, një shifër që pritet të rritet në 250 milionë muajin e ardhshëm; Europa aktualisht ka edhe më shumë: 250 milionë, që deri në shkurt mund të kalojnë 350 milionë. Mbretëria e Bashkuar ka 33 milionë vaksina – që pritet të rritet në 46 milionë gjatë tre muajve të ardhshëm.

Alternativa është shumë e tmerrshme për t’u menduar; vaksinat po shkatërrohen ndërsa shumë persona po humbasin jetën për shkak të mungesës së tyre. Sipas të dhënave të Covax, rreth 100 milionë vaksina të vendeve perëndimore do të skadojnë në dhjetor dhe do të shkojnë dëm. Por problemi më i madh është se shumë nga vaksinat e dhuruara për vendet më të varfra janë brenda 12 javëve nga “datat e përdorimit”, raporton abcnews.al

Kjo periudhë e shkurtër ndërmjet dhurimit dhe skadimit tregon pse është e nevojshme dhurimi i vaksinave në vendet më të varfra. Një marrëveshje e re dhe detyruese ndërkombëtare që Asambleja Botërore e Shëndetësisë do të shqyrtojë javën e ardhshme duhet të përmirësojë sistemet tona të mbikëqyrjes dhe paralajmërimit të hershëm, të sigurojë transferimin e hershëm të furnizimeve mjekësore në vendet në nevojë dhe në fund të bie dakord për financimin e mjaftueshëm të një përpjekjeje mbarëbotërore për të bërë atë që është më e mira për të gjithë: kontrolli ndërkufitar i sëmundjeve infektive.

Vetëm kur të heqim dorë nga nacionalizmi i vaksinave dhe proteksionizmi mjekësor, atëherë do të parandalojmë ringjalljen  e një pandemie për të shkak të shpërthimeve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!