Përhapja e lajmeve të rreme për luftën në Ukrainë, Rusia gjobit me 4 milionë rubla Google

schedule11:46 - 21 Prill, 2022

schedule 11:46 - 21 Prill, 2022

Rusia ka gjobitur Google me 4 milionë rubla (50,000 dollarë) për dështimin e kompanisë për të fshirë atë që e përshkruan si informacion “të rremë” në lidhje me “operacionin e saj special në Ukrainë”, siç e quan Moska pushtimin, shkruan The Guardian.

Sipas Tass,  shërbimi rus i mbikëqyrjes së komunikimeve kishte njoftuar tashmë se po merrte masa për të ndëshkuar Google për “përhapjen e lajmeve të rreme” në YouTube.

Sipas Moskës, Google ka shpërndarë të dhënat e pasakta për humbjet e trupave ruse dhe viktimat civile në Ukrainë, si dhe video në YouTube të prodhuara nga grupe ukrainase si batalioni nacionalist Azov.

/abcnews.al