SHBA-të mund të përjetojnë mungesë masive të produketeve të Coca Cola-s, pasi përhapja e koronavirusit ndërpreu zinxhirin e furnizimit.
Kompanitë për ëmbëlsim artificial nga Kina do kufizojnë furnizimin nëse virusi vdekjeprurës vazhdon të përhapet, shkruan Daily Mail.
Zinxhiri i furnizimit të Australisë nuk pritet të preket.
“Ne kemi filluar me planet e furnizimit dhe nuk parashikojmë ndonjë ndikim afatshkurtër”, shkroi Coca-Cola në raportin e saj vjetor.
Në deklaratë thuhet se siguria dhe shëndeti i bashkëpunëtorëve të saj është përparësi primare.
Coca-Cola ka parashikuar se vëllimi i furnizimit mund të bie prej 2 deri në 3 për qind./abcnews.al