Përhapja e koronavirusit, Irani mbyll të gjitha shkollat

schedule14:58 - 5 Mars, 2020

schedule 14:58 - 5 Mars, 2020

Irani i ka mbyllur të gjitha shkollat si masë për të luftuar shpërthimin e koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë, Saeed Namaki, tha në një konferencë për media se të gjitha shkollat dhe univerisitetet do të mbeten të mbyllura deri më 20 mars.

Ai po ashtu njoftoi për ngritjen e pikave të kontrollit, për të kufizuar udhëtimet midis qyteteve të mëdha.

“Njerëzit nuk duhet ta konsiderojnë këtë si mundësi për të udhëtuar. Ata duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i marrin seriozisht paralajmërimet tona”, tha Namaki.

Irani është një ndër vendet më të prekura për shkak të koronavirusit. Numri i të vdekurve nga virusi i ri sipas njoftimit të autoriteteve ka shkuar në 107. Ndërsa në total numri i të prekurve ka shkuar në  3,153 njerëz.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!