Përhapja e koronavirusit, dezinfektohet tregu Agro-Ushqimor në Tiranë

schedule21:10 - 23 Mars, 2020

schedule 21:10 - 23 Mars, 2020

Në kuadër të masave kundër koronavirusit është dezinfektuar tregu agro-ushqimor në Tiranë. Siç shihet nga pamjet që përcjell abcnews.al dezinfektimi është bërë në të gjitha ambientet e tregut për të minimizuar rrezikun nga Covid-19.

 

Kujtojmë se ditën e sotme është përshkallëzuar situata e krijuar nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se numri i të prekurve ka shkuar në 104, ndërsa katër pacientë kanë humbur jetën deri më tani. Po ashtu është zgjeruar edhe harta e përhapjes së koronavirusit.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!