Përhapën thashetheme në internet për koronavirusin, arrestohen 24 persona në Iran

schedule15:16 - 26 Shkurt, 2020

schedule 15:16 - 26 Shkurt, 2020

Policia iraniane kundër krimeve kibernetike ka arrestuar 24 persona të akuzuar për përhapje të thashethemeve rreth koronavirusit përmes internetit.

Lajmin e bëri të ditur agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve, ISNA. Republika Islamike është duke u përballur me rritje të numrit të rasteve të koronavirusit. Deri më tani, në vend kanë vdekur 19 persona dhe 139 tëb tjerë janë infektuar.

“Njëzet e katër persona janë arrestuar dhe i janë dorëzuar sistemit të drejtësisë, ndërsa 118 përdorues të internetit janë marrë në pyetje dhe janë liruar”, tha Vahid Majid, kryetar i njësitit policor kundër krimeve kibernetike.

“Policia është duke i përcjellë të gjitha lajmet që po publikohen në internet”, shtoi zyrtari policor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!