Prokuroria për Krimet e Rënda ka shtënë në dorë audio-përgjimin origjinal të bisedës, që sipas Partisë Demokratike fakton përfshirjen e vëllait të ministrit të brendshëm në trafikun e drogës. Burime pranë prokurorisë bënë me dije se ka qenë gazetari Jetmir Olldashi, autori i investigimit gjatë të cilit u realizua përgjimi, i cili ka dorëzuar këtë material në prokurori. Dorëzimi është realizuar pak para orës 16:00 të së martës. Pas administrimit të materialit autentik janë prokurorët e Krimeve ata që do të përcaktojnë kohën dhe laboratorin, vendas apo të huaj, ku do të dërgohet për ekspertim. Për llogari të këtij hetimi prokuroria zotëron edhe kampionë krahasues, regjistrime audio zëri të Albert Veliut, të cilësuarit si “Bashkëpunëtori X” apo “Babalja” në audiopërgjim, si edhe të Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. /abcnews.al
Përgjimi origjinal i “Babales”/ Gazetari Olldashi e dorëzon në Prokurori
schedule10:37 - 23 Maj, 2018
schedule 10:37 - 23 Maj, 2018