“Përgjimet, ndër skandalet më të mëdha pas luftës”, deputeti i AAK: Kurti një mashtrues

schedule11:24 - 15 Korrik, 2023

schedule 11:24 - 15 Korrik, 2023

Veteranët e UÇK dhe shoqëria civile kanë paralajmëruar sot të mbajnë një protestë në Prishtinë kundër qeverisë Kurti.

Në njoftimin e publikuar, thuhet se protesta organizohet për të kundërshtuar qeverinë me Milan Radojçiç dhe shkeljen të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së.

ABC Neës do të ndjekë nga afër protestën e kësaj të shtune, ndërsa për gazetaren Linda Karadaku, deputeti i AAK në parlamentin e Kosovës, Pal Lekaj tregoi arsyet pse edhe forca e tij politike do I bashkohet kësaj proteste.

Lekaj tha se përgjimet janë ndër skandalet më të mëdha që nga koha e pas luftës ndërsa e konsideroi kryeministrin Kurti një mashtrues për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Sot në 18:00 me ftesë të Veteranëve mbahet protesta kundër qeverisë, kundër përgjimeve nëncmuese për vlerat e luftës. Ajo që mund të them është se kjo qeveri duhet të ketë parasysh se pa dashjen e veteranëve I ka shtyrë për të drejtat e tyre, e sidomos pas përgjimeve të Mimoza Kusari Lilës.

Të mashtrosh qytetarët e Kosovës është nonses, tashmë që dolën edhe përgjimet dhe bisedat me Radojicicin. Është ndër skandalet më të mëdha pas luftës. Kjo qeveri dhe z.Kurti që ka ardhur në qeveri nën flamurin kuq e zi, tani po shihet se është një mashtrues për qytetarët e Republikës së Kosovës.” u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!