Përgjimet e Vetëvendosjes/ Ish ministri i Jashtëm: Pritet të dalin edhe të tjera

schedule18:41 - 10 Korrik, 2023

schedule 18:41 - 10 Korrik, 2023

Ish ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi deklaroi se pritet që të dalin të tjerë përgjime të Lëvizjes Vetëvendosje me politikanë serbë të shpallur non grata në veri të kosovës.

Në një intervistë për ABC News, Selimi u shpreh se ishte Vetëvendosja, ajo forcë politike që sulmonte dhe baltoste këdo që pretendohej se kishte bashkëpunim me Listën Serbe, por janë përfaqëses të saj të cilët po e bëjnë diçka të tillë.

“Nuk kisha dashur të spekuloj sepse me gjasë, ende, siç është paralajmëruar nga gazetarët në rrjetet sociaele, inçizime, sa të rënda do të jenë këto, çfarë faktesh do ta defijojnë veprimin e qeverisë apo Kuvendin. Ishte Vetëvendosja që krijoi një standard të ri, baltosjes, të akatkut, të sulmimit ndaj çdokujt që është pretenduar se ka kontakte ose bashkëpunim me Listën Serbe në Kuvend. Ka pasur deklartata edhe nga vetë zonja Kusari dhe tani ta dëgjosh sesi komunikon, duke buzëqeshur, duke bërë bisedë miqësore brenda sallës së Kuvendit, po del që kanë qenë në kontakt me Vetëvendosjen për çështjet që kanë të bëjnë me veteranët e UÇK-së”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!