Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit Pëllumb Gjoka që kërkonte të cilësoheshin të pa ligjshme komunikimet në sky enchrochat të cilat sollën edhe arrestimin e tij.
Avokatët mbrojtës të Gjokës i kërkuan gjykatës edhe heqjen e masës arrest në burg të caktuar ndaj biznesmenit nga të gjitha shkallët e gjykimit, por kërkesa u rrëzua. Me këtë vendim të gjykatës kushtetuese merr fund edhe përpjekja e personave të përfshirë në dhjetëra dosje të prokurorisë si të implikuar në ngjarje të rënë kriminale.
Pëllumb Gjoka u arrestua në korrik të vitit te kaluar, pasi dyshohet se ka siguruar kushtet për vrasjen e një ish-efektivi të policisë së burgjeve, Kleanthi Musabelliut si dhe te jete i përfshirë në ekzekutimin e Gjin Boriçit ne vitin 2020 ne Shkodër. Ngjarjet kriminale ku i përfshirë rezulton Gjoka, u zbardhën nga SPA pas, mbërritjes në vendin tonë nga autoritetet belge dhe ato franceze te komunikimeve ne aplikacionin sky ec.
Përveç Gjokës në pranga përfunduan edhe 5 persona të tjerë mes të cilëve prokurori i Kukësit Xhevahir Lita, shefi i forcave operacionale Oltion Bistri, si dhe Astmer Bilali dhe Behar Bajri.