Përgjimet e “Ndraghetas”, PD: Rama i frikësuar, po tentojnë të imponojnë heshtjen tonë

schedule16:02 - 23 Janar, 2021

schedule 16:02 - 23 Janar, 2021

Partia Demokratike thotë se qeveria është e frikësuar nga përgjimet e Ndraghetës. Me anë të një reagimi zyrtar, pas padisë së Veliajt ndaj ish-deputetes demokrate Grida Duma, PD thekson se qeveria po tenton të mbyllë gojën e kujtdo që thotë të vërtetën duke shtuar se nuk ka frikë nga asnjë proces gjyqësor që tenton të imponojë heshtjen.

“Është e qartë: Rama dhe buratini i tij kryesor janë të frikësuar Ata po përpiqen të mbyllin gojën e kujtdo që thotë të vërtetën. Qëllimi i vetëm i tyre është të vazhdojnë të qeverisin në kurriz të popullit shqiptar me dështimet e tyre, pa asnjë ndërhyrje.

Ne nuk kemi frikë nga asnjë proces gjyqësor që tenton të imponojë heshtjen tonë, pasi jemi këtu vetëm për një qëllim që është interesi publik i shqiptarëve. As Rama, as buratini i tij, askush nuk do të na e mbyllë gojën”, shkruan PD.

Në përgjimet e autoriteteve italiane për dosjen e Ndraghetës përmendet presidenti Ilir Meta, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe një ministër. (Lexo këtu përgjimet)/mv.abcnews.al