Përgjimet e BILD, Rama fillon betejën ligjore, reagon gazetari gjerman

schedule16:09 - 25 Qershor, 2019

schedule 16:09 - 25 Qershor, 2019

 

Edi Rama nuk është tërhequr nga padia për gazetën gjermane Bild pas publikimit të mbi 20 përgjimeve nga dosja 339 dhe 184, ku zyrtarë të lartë socialistë dëgjoheshin në biseda kompromentuese gjatë zgjedhjeve në Durrës dhe Dibër.

Kryeministri Rama ka njoftuar se ka autorizuar një avokat gjerman, për një padi pas publikimeve të përgjimeve nga Bild. Rama nuk sqaron nëse padia do të ngrihet ndaj gazetës gjermane, apo ndaj gazetarit Petter Tiede.

”Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë, e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën, nga drejtësia e atij vendi pa hije”, shkruan Rama.

Në përgjimet e nxjerra nga Bild rezultoi dhe kryeministri Rama i cili fliste më një funksionar socialist në Dibër, Arben Keshi, për arritje objektivash elektorale.

Por nuk ka vonuar përgjigja e gazetarit gjerman. Peter Tide ka komentuar tek statusi i kryeministrit duke e pyetur: E për cfarë më akuzoni mua? Për publikimin e audiopërgjimeve reale?

Përgjigjen gazetari e mbyll duke bërë tag gazetën ku punon, tabloidin Bild./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!