Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Përgjegjëse për vrasjen nuk jam unë, por ju!”, Ministrja e Brendshme flet për gjyqtarin e vrarë, Astrit Kalaja

schedule11:27 - 9 Tetor, 2025

schedule 11:27 - 9 Tetor, 2025

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu ka replikuar ashpër në Kuvend me deputetë të opozitës, për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, pak ditë më parë në gjykatën e Apelit.

“Është shumë e qartë për të gjithë se kush është nxitësi i kësaj gjuhe urrejtjeje, kush ka qenë nxitësi dhe bullizuesi më i madh i gjuhës që përdoret këtu nga mëngjesi deri në darkë dhe kush është nxitësi dhe urrejtësi, njeriu më i pështirë që ekziston në gjithë këtë politikë parlamentare.

Meqenëse ju dëgjova të gjithëve dhe keni merakun e njoftimit tim publik, iu sqaroj dhe njëherë, gjuha që më etiketoni sikur kam gënjyer dhe mashtruar është totalisht në shkelje të të gjithë përgjegjësisë që ka Policia e Shtetit dhe përgjegjësisë që kryejnë institucionet publike.

Ju e dini fare mirë, se një pjesë e mirë janë juristë këtu, se nëse do kishte përgjegjësi një polic i shtetit, sot do ishte në arrest. Policia e Shtetit ka kryer veprimet e veta në përputhje të plotë ligjore, dhe kësaj i qëndroj nga mëngjesi deri në darkë. Mjafton të shihni të gjithë bazën ligjore, që ky Kuvend e ka miratuar që në vitin 2016. Po, patjetër, si produkt i reformës në drejtësi, që është shumë e suksesshme, ka prodhuar sot rezultate konkrete.

Pavarësisht se jam e bindur që nuk u pëlqen deputetëve të opozitës, se është duke treguar përgjegjësi në çdo vendimmarrje të kryer. Por produkti i kësaj reforme janë edhe ndarjet e qarta të përgjegjësisë ndaj secilit institucion. Përgjegjëse për vrasjen nuk jam unë, jeni ju, nga mëngjesi në darkë me këtë gjuhë që përdorni! Më vjen keq se të gjithë qytetarët e kuptojnë këtë. Nuk më intimidon duke më treguar me gisht.

Unë jam një grua në detyrë dhe duke përdorur këtë gjuhë, ja ku e keni dëshminë e qartë që kjo gjuhë e juaja ka krijuar gjithë këtë ngarkesë politike. Edhe njëherë, mos e politizo situatën z. Noka! Je duke bërë politikë e duke drejtuar gishtin drejt institucioneve që e kryejnë me përgjegjësi detyrën e tyre!
Turp të kesh ti nga mëngjesi deri në darkë, sepse me kaq vite sa ke në këtë Kuvend, do të duhej ta kishe ndryshuar narrativën politike dhe sot nuk do kishe prodhuar të tilla situata. Këto që thua mbaji për vete, sepse e ke treguar veten sa mirë dhe me sa ndershmëri e ke bërë detyrën kur ke qenë Ministër i Brendshëm”, u shpreh Koçiu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!