Kurti i hedh benzinë Veriut/ Shpall dy grupe serbe në veri, organizata terroriste

schedule12:24 - 29 Qershor, 2023

schedule 12:24 - 29 Qershor, 2023

Teksa tensionet ne veri janë në rritje, qeveria e kosovës ka shpallur si organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”, të cilat veprojnë në katër komunat me shumicë serbe. Kreu i qeverisë, albin kurti ka pretenduar se këto organizata po parraqesinë një problem serioz për veriun e vendit dhe se niveli kërcënimit është mjaft i lartë.

“Niveli i kërcënimit dhe rrezikut nga këto formacione ilegale është i lartë. Institucionet e Kosovës janë në përpjekje të vazhdueshme për kundërvënie ndaj aktiviteteve të këtyre formacioneve, me qëllim të parandalimit të pasojave si për qytetarët, ashtu edhe për pjesëtarët e institucioneve të vendit tonë dhe të prezencës ndërkombëtare në Kosovë”

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sqaro se i këto dy organizata kanë kryer veprime “me elemente terroriste”, si: sulme të armatosura ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, pjesëtarëve të EULEX dhe ushtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

“Kemi informacione të sakta se grupe që janë të identifikuara, kanë kryer akte terroriste në pjesën veriore të vendit: si sulme ndaj zyrtarëve e objekteve të KQZ-së, sulme të armatosura ndaj Policisë së Kosovës, pjesëtarëve të KFOR-it e të EULEX-it. Djegie e veturave me targa legale RKS. Sulme e kanosje ndaj kundërshtarëve politikë. Trafikimi dhe posedimi i armatimit me qëllim të kryerjes së sulmeve terroriste. Sulme ndaj gazetarëve e punonjësve të mediave”

Organizata “Brigada e Veriut” ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës. Kjo organizatë pretendon se është formuar formuar një vit më parë dhe se pjesëtarët e saj janë “vullnetarë që ndihmojnë serbët dhe popullin serb.

Një një kohë ku bashkimi evropian i ka vendosur një ultimatum kosovës deri në fundjavë  për të qetësuar situatën në veri të vendit, ose per kundër do të vendosinë masa ndëshkuese, kryemninistri albin kurti po mundohet të heqë përgjegjësinë nga dhe verpimet e qeverisë. Para kabinetit e tij, ai është shprehur se edhe pse ka qenë kritik me unionin asnjherë nuk ka qenë cinik.

Mirëpo, për kreun e partisë se lidhjes demokrate të Kosovës, lumir abdixhiku, përgjegjës për krizën e krijuar nuk është askush tjetër veçse albin kurti.

“Albin Kurti nuk e bën dot Kosovën shtet evropian. Ai, grupi i tij ideologjik nga Tirana, analistët e paguar e mediat e pushtetit janë në misionin e tyre ultim të përplasjes përfundimtare të shtetit. Në sinkron, i pari na dërgon drejt përplasjes, të dytit e bëjnë këtë çmenduri të duket bukur. E vërteta është e trishtë. Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht se sa sot. Serbia nuk kanë pasur kurrë më shumë përkrahje ndërkombëtare se sa sot. Ata po fitojnë”.

Abdixhiku ka njoftuar se në ditët në vijim ldk do të prezantojë planin për kapërcimin e izolimit e krizës.

Nga ana tjetër, Ish kryeministri i Kosoves Avdullah Hoti ka kritikuar qeverinë Kurti për mungesën e financimit të Forcave Speciale të Kosovës, në kundërshti me standardet e Natos. Hoti shkruan se shpenzimet për mbrojtje si përqindje e Produktit të Brendshëm Bruto kanë rënë në nivelin e 1.25%, kur kërkesat e ndërkombëtarëve janë në nivelin e 2%.

“Me këtë Qeveri nuk ngriten kapacitet e FSK-së në ushtri të rregullt sipas standardeve të NATO-s.”

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë parë disa ditë më parë teksa kanë lëvizur në pjesën jugore të qytetit të Mitrovicës, në atë që rhanë se ishte një trajnim sipas programit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!