“Përgjaket” e diela, 4 aksidente në rrugët e vendit, 2 të vdekur dhe 3 të plagosur

schedule18:13 - 15 Maj, 2022

schedule 18:13 - 15 Maj, 2022

Tre të plagosur dhe 2 të vdekur është bilanci i katër aksidenteve automobilistike në rrugët e Shqipërisë të dielën e 15 majit.

Artur Sinani ka mbetur i plagosur pasi kamioni i cili drejtonte ka dalë nga rruga në aksin rrugor Droje – Fushë Krujë.

52-vjeçari u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Rreth orës 14:20, në fshatin Fierseman të Duvjakës një mjet tip “Ford” ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. Si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën shoferi, 31 vjeçari D.D  banues në Remas, Divjakë.

Lexo edhe: Humbi drejtimin e “Fordit” dhe ra në kanal, ndërron jetë 31-vjeçari në Divjakë

Pashk Deliaj, 40 vjeç humbi jetën pasi motori me të cilin udhëtonte u përplas me shtyllën në aksin rrugor Lezhë-Shënkoll.

Deliaj ishte polic në burgun e Shënkollit.

Lexo edhe: Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me shtyllën, vdes polici 40-vjeçar në Lezhë

Një parakalim i gabuar mund të ishte kthyer në tragjedi për një çift.

“Benzi” me të cilin udhëtonin në aksin rrugor Lezhë-Milot u përplas me bordurën e urës.

Çifti mbeti i plagosur dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal të Lezhës.

Kryqëzimi i Shënkollit konsiderohet si një nga nyjet më problematike sa u takon aksidenteve. Në këtë pjesë të superstradës Lezhë – Milot degëzimi është problematik pasi drejtuesit e mjeteve që dalin nga rruga dytësore nuk kanë pamje të plotë të rrugës përshkak të mbrojtësve të urës si dhe ajo ka një dalje 90 gradë që e nxjerr makinën të ekspozuar ndaj mjeteve që lëvizin përgjatë superstradës./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!