Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Përgatitjet i nisim para të tjerëve”, Rama nga Njësia 7: Po mbjellim rezultatin që do korrim pas një viti

schedule16:39 - 31 Mars, 2026

schedule 16:39 - 31 Mars, 2026

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me qytetarët në Njësinë 7 në Tiranë, ku u ndal te rëndësia e bashkëpunimit me mbështetësit dhe përgatitjet e hershme për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Partia Socialiste synon të krijojë kushte për një bashkëpunim më të ngushtë me qytetarët dhe strukturat mbështetëse, duke e konsideruar këtë periudhë si vendimtare për arritjen e rezultateve në zgjedhjet që pritet të mbahen pas rreth një viti. Ai u shpreh se përgatitjet e hershme janë një nga avantazhet kryesore të forcës politike që drejton, duke shtuar se, teksa kundërshtarët politikë  fokusohen te kritikat, mazhoranca përqendrohet te puna dhe organizimi i brendshëm.

“Të krijojmë kushtet që të bashkëpunojmë me mbështetësit tanë që janë rreth nesh. Nga ana tjetër është një moment shumë i rëndësishëm që jemi tamam në kohë, që të mbledhim rezultat që do të korrim më pas në zgjedhjet e ardhshme vendore pas 13-14 muajsh. Ne jemi fitues edhe për një fakt tjetër, që i fillojmë përgatitjet shumë përpara të tjerëve, kur të tjerët merren me ne, ne merremi me veten. Padyshim nuk harrojmë që të qeverisim.



Dua të filloj këtë bisedë me ju, nga Tirana, por sigurisht nuk do të ndalem vetëm tek Tirana, sepse unë mendoj që është shumë e rëndësishme të merremi me një sërë gjërash që ne merremi përditë me to, ku njerëzit nuk kanë se si t’i marrin vesh duke ndjekur kanale dhe portale që shumë pak merren me punët e Shqipërisë, por shumicën e kohës me llafe, thashetheme, akuza dhe kundërakuza.

Ishte spektakolare dhe ishte pabesueshme, për mua, që nuk ka më çfarë më surprizën, që ne mblidhemi në një mbledhje të zgjedhuar, të grupit parlamentar që kemi vendosur ta bëjmë çdo fund muaji, i kushtojmë shumë rëndësi çështjes së pronave dhe problematikave të Kadastrës, gjërave pozitive që janë bërë dhe shumë gjërave të tjera duhen bërë. Pastaj bëjmë edhe një tjetër sesion për temat e komunikimit, për këtë fushatë brenda partisë dhe rreth partisë, fillojmë në orën 11:00 dhe dalim në orën 18:00 dhe mediat kombëtare raportojnë për publikun se çfarë i tha Edi Rama njërës dhe tjetrës”, u shpreh kryeministri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!