Përgatitet goditja e dyfishtë, tentohen CR7 dhe Luka Modric

19:16 | 30/12/201919:160

Fundi i vitit dhe periudha e festave i japin mundësi çdokujt të ëndërrojë. Në Spanjë zbulojnë “bombën” e merkatos që ka të bëjë me Cristiano Ronaldon dhe Luka Modric. Diario Gol raporton se dyshja e famshme është objektivi i PSG-së në merkato.

Kampionët e Francës synojnë fitimin e Champions League dhe janë gati t’i plotësojnë çdo dëshirë yllit portugez dhe mesfushorit kroat. Të dy 34-vjeçarët po përjetojnë vitet e fundit në futboll, teksa PSG beson fort te kualiteti dhe eksperienca e tyre.

Klubi francez nuk i ka problem financat dhe po përgatit ofertat e duhura ndaj Juventusit dhe Realit të Madridit, me synim transferimin në Paris të CR7 dhe Modric, diçka që do lehtësonte arritjen te fitimi i Champions League. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono