Përfundon unaza e Pogradecit

schedule13:11 - 20 Dhjetor, 2017

schedule 13:11 - 20 Dhjetor, 2017

Përfundimi i unazës se Pogradecit u ka afruar banorëve një qytet thuajse ndryshe. Deri para pak kohe ajo ishte një rrugë e amortizuar totalisht, ndërkohë që tani është kthyer në një rrugë me standarde e cilësi.

Unaza e Pogradecit është transformuar plotësisht.

Segmenti prej 3.5 km,i cili ishte kthyer në makth për drejtuesit e mjeteve dhe banorët, për shkak të amortizimit, sot është një rrugë me standarde bashkëkohore.

Kompania A.N.K. sh.p.k. ka realizuar përfundimin e punimeve disa muaj para afatit,duke ju dhënë pogradecarëve një investim të dobishëm dhe me cilësi të lartë.

Rruga ekzistuese është zgjeruar deri në 6.5 metër asfalt, po ashtu trotuaret variojnë në gjerësinë 1.5 deri 2 metër.

Kanalizimi i ujërave të shiut përfshin gjithë gjatësinë e segmentit, në të cilin janë vendosur ndriçuesit dhe po vijon mbjellja e pemëve dekorative.

Investimi ka lehtesuar levizjen e trafikut ne drejtim te Tiranes dhe Korces,duke i sherbyer njeherazi edhe rikualifikimit  te zones.

Projekti për ndërtimin e unazës së Pogradecit, me vlerë 8 milionë euro të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, përfshin ndërtimin e segmentit në hyrje të qytetit, i cili përfundoi gjatë verës dhe gjithashtu ,ndërtimin e një gjurme të re rruge, që fillon nga Zërvaska dhe përfundon në Qafë Plloçë.

Fundi i këtij segmenti, që do të shkurtojë ndjeshëm distancën, është parashikuar të bashkohet me rrugën Qukës – Qafë Plloçë.