Ka përfunduar takimi i kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Ky i fundit është parë duke dalë nga Kuvendi i Kosovës aty ku edhe është zhvilluar takimi.
Mustafa pas takimit nuk është prononcuar për media, gjë kjo e cila lë në dyshim arritjen e marrëveshjes, transmeton Telegrafi.
Ndërsa, zyrtarë të LVV-së ende nuk janë parë të kenë dalë nga objekti i Kuvendit të Kosovës.
Takimi ka zgjatur më shumë se një orë, në zyrat e Kuvendit të Kosovës.
Kujtojmë se LVV dhe LDK janë duke zhvilluar takime të shpeshta, mirëpo këto parti kanë hasur në disa pengesa sa i përket pozitës së presidentit.
LDK ka kërkuar që posti i presidentit të përfshihet në marrëveshje, ndërsa nga LVV kanë thënë se tani nuk duhet biseduar për këtë post.