Sondazh

Vrasja e gjyqtarit Kalaja lidhet me:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ikin edhe drejtuesit e Durrësit/ Kryeministri kërkon nga deputetët të dëgjojnë ankesat e qytetarëve

schedule18:24 - 8 Korrik, 2025

schedule 18:24 - 8 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka përfunduar edhe takimin në Bashkinë e Durrësit. Sipas asaj që ka mësuar gazetari i ABC News, Leonidha Musaj, kreu i qeverise u ka kërkuar drejtuesve të bashkisë që të japin dorëheqjen.

Ndërkohë ish-kandidatëve dhe deputetëve u ka kërkuar që të dalin në terren, të flasin me qytetarët dhe të dëgjojnë ankesat e tyre. Takimi i Ramës me drejtuesit e Bashkisë së Durrësit zgjati përreth 50 minuta.

Kërkesa për dorëheqje të drejtuesve të Durrësit, vjen pas një njëjtës kërkesë për Vlorën dhe Fierin. Vizita vjen në kuadër të iniciativës kombëtare për lirimin dhe sistemimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme, ku Kryeministri Rama ka ndjekur nga afër aksionet e nisura më herët edhe në Vlorë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!