“Pesëshja” takon Kurtin/ Kërkojnë themelimin e asosacionit, Lajçak: Ka përgjegjësi për normalizimin e marrëdhënieve

schedule11:53 - 21 Tetor, 2023

schedule 11:53 - 21 Tetor, 2023

Diplomacia perëndimore është e bindur se Kurti ka përgjegjësi për normalizimin e marrëdhenieve dypalëshe mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë ia bënë të qartë kryeministrit të Kosovës, pesë diplomatë të rëndësishëm evropianë dhe të SHBA këtë të shtunë gjatë një takimi me të në Prishtinë.

Emisari i BE, Miroslav Lajçak pas takimit tha se kërkesa për formimin sa më parë të asosacionit të komunave me shumicë serbe, mbetet mbi tryezë

“Kurti ka përgjegjësinë për të avancuar marrëdhëniet e tilla dhe nëse Kosova do të bëjë progres drejt BE-së dhe duam të theksojmë nevojën për të lëvizur në kuptimin e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe pa vonesë. Pa këtë s’mund të ketë progres në shtegun evropian të Kosovës. E çmojmë gatishmërinë e Kurtit për të vazhduar diskutimet tona”

Sipas të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajçak, perëndimi dënon ashpër sulmin e 24 shtatorit në banjskë të Zveçanit, por pavarësisht jkesaj ngjarje qeveria e Kosovës duhet të angazhohet për vazhdimin e dialogut.

“I shprehëm ngushëllime kryeministrit Kurti dhe kemi dënuar fuqishëm sulmin e 24 shtatorit. E bëmë të qartë se të gjithë sulmuesit duhet të vijnë para drejtësisë dhe presim bashkëpunimin e plotë të Serbisë dhe angazhim konkret në këtë drejtim. Ngjarjet e 24 shtatorit e sqaruan qartë që de-eskalimi dhe normalizimi janë më urgjent sesa kurrë. Çfarëdo lloji kushtëzimi apo vonese është e papranueshme dhe presim që Kosova dhe Serbia të përmbushin obligimet e dialogut”

Lajçak, njoftoi se pesëshja ka ardhur në Prishtinë me një plan konkret, të cilin e kanë diskutuar edhe me kryeministrin Albin Kurti. Mëgjithatë ai nuk dha detaje të tjera.
Diplomatët perendimore do të jene pasdite edhe në Beograd, ku do te bisedojnë gjithashtu me presidentin Vucic.

Kërkesat për Serbinë besohet se do te jene distancim nga veprimet që mund ta destabilizojë veriun e Kosovës dhe zbatim te marrëveshjeve te arritura më herët në dialog.

Kjo vizitë synon të dërgoje një mesazh te qarte se Shteteve të Bashkuara dhe BE kërkojnë zbatim të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, të arritur në 27 shkurt të këtij viti në Bruksel dhe për te cilën një muaj me vone ne Ohër u arrit dekoruesi për aneksin e zbatimit te saj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!