Enkelejd Alibeaj së bashku me 6 përfaqësues të grupit të PD-së u takuan në Kryesinë e Kuvendit me 8 ambasadorët kryesore në vendin tonë. Pas përfundimit të takimit, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së bëri të ditur se objekt i takimit ishin reformat që janë iniciuar në parlament.
“Një nga takimet që i kemi pasur format shumë kohë më parë. Objekt i takimit të gjitha ato reformat që i kemi nisur në parlament dhe ju i keni ndjekur. Takim i parë që do të pasohet nga të tjerë, qoftë në këtë format apo të tjera,” tha Alibeaj.
Po ashtu, Alibeaj u shpreh i bindur se forma të tilla takimesh ose të ngjashme mund të pasohen nga të tjerë në vijim.
Të pranishëm në mbledhje me deputetët e PD-së ishin ambasadorja amerikane Yuri Kim, ambasadorët e BE-së, Italisë, OSBE-së, Gjermanisë dhe Anglisë. Kurse, sa i përket deputetëve demokratë, bashkë me Alibeajn të pranishëm ishin edhe Jorida Tabaku, Grida Duma, Dhurata Çupi, Agron Gjekmarkaj, Gazment Bardhi. /abcnews.al./