Ka përfunduar protesta e serbëve lokalë në Graçanicë, e cila u mbajt në shenjë solidariteti me serbët në veri të Kosovës.
Kësisoj u lirua për qarkullim edhe rruga Prishtinë-Gjilan.
Përmes pankartave të ndryshme protestuesit potencuan mbështetjen ndaj serbëve të Kosovës në veri.
Sot është dita e pestë e protestave në tri komunat veriore të Kosovës, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, ku po kundërshtohet ushtrimi i detyrave të kryetarëve të zgjedhur në objekte komunale./KosovaPress/