Një park japonez, i pari i këtij lloji, ka përfunduar së ndërtuari në qytetin e Korçës. Parku ka një hapësirë të gjelbër prej 15 mijë metër katrorë.
Projekti u ideua si një ambient jo vetëm çlodhës, por edhe në funksion të të pasionuarve pas kopshtarisë, për të cilët janë krijuar 27 parcela komunitare. Elementët e dekorit të veçantë, dizenjuar në frymë orientale, kanë rigjallëruar dhe transformuar një prej zonave periferike, e pozicionuar afër kodrave të qytetit.
Parku japonez,së bashku me muzeun e artit oriental Bratko, i shtohen listës së atraksioneve, që Korça u ofron turistëve./ABC News Albania 24/7