Rivotimi, rihumb Rithemelimi/ Diferenca më e madhe se në 14 maj, 1750 vota më shumë për PS

schedule09:31 - 24 Korrik, 2023

schedule 09:31 - 24 Korrik, 2023

RROGOZHINË- Partia Socialiste shpallet fituese e zgjedhjeve në Bashkinë e Rrogozhinës. Bashkia e Rrogozhinës përgjatë katër viteve të ardhshme do të drejtohet sërish nga Edison Memolla.

Sipas të dhënave të përpunuara nga KQZ në 54 kuti gjithsej, Memolla ka marrë 6658 vota, ndërsa kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Shkëlqim Hoxha ka marrë 4906 vota. Kështu, Partia Socialiste ka fituar bindshëm bashkinë e Rrogozhinës me 1752 vota diferencë kundrejt koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Në zgjedhjet e 14 majit, PS fitoi me një diferencë të ngushtë prej 30 votash, por opozita u ankua se ky rezultat ishte përmbysur nga vota e të burgosurve në këtë qytet, të cilët nuk ishin banorë të Rrogozhinës.

Kolegji Zgjedhor e pranoi këtë argument, ndërsa urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve.

Ditën e djeshme, kandidati i PS u shpreh i bindur në fitore dhe kjo bindje e tij tashmë është konfirmuar nga numërimi i të gjitha kutive.

“Nuk rrezikojmë aspak, sepse kemi punuar dhe kemi marrë mesazhe nga hera e parë dhe këtë radhë jemi duke e respektuar dhe duke i rregulluar të gjitha ato defekte që kishim. Nuk merrem me kundërshtarin, merrem me veten time, kundërshtari të merret me veten e tij”, theksoi Memolla pasi ushtroi të drejtën e votës./ n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!