Përfundon në barazim 1-1 ndeshja mes Kukësit dhe Partizanit

schedule23:22 - 29 Mars, 2019

schedule 23:22 - 29 Mars, 2019

Ka përfunduar me barazim 1-1  kryendeshja e javës së 26 e kategorisë superiore mes Kukësit dhe Partizanit. Me këtë rezultat fiton Partizani, që ruan diferencën në 9 pikë me Kukësin.

Përfundoi në barazim 1-1 superfida e javës së 26 e Kategorisë Superiore mes Kukësit dhe Partizanit. Një rezultat nga i cili përfiton Partizani që mban në 9 pikë diferencën me Kukësin e vendit të dytë ndërkohë që janë edhe 10 javë për t’u luajtur. Të dyja skuadrat luajtën mjaft mirë, por nuk arritën të shënonin në pjesën e parë të takimit.

Sfida nis me një minutë heshtje në nder të legjendës Ali Mema i cili ndërroi jetë pak ditë më parë. Në minutën e ‘17, Kukësi lëshon tentativë e parë të rrezikshme por tregohet i vëmendshëm Alban Hoxha. Reagon Partizani që i afrohet golit me Çinarin, por topi shkon ngjitur me shtyllen.

Pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura. Fillimi i fraksonit të dytë të lojes nis në mënyrën më të mire për Kukësin që kalon në avantazh me Rexhinaldon falë ekzekutimit të saktë nga goditja e dënimit. Një gol mjaft i bukur i sulmuesit nga Mozambiku duke e lënë të palëvizur portierin Hoxha.

Festa e verilindoreve nuk zgjati shumë pasi Partizani barazoi në të 68 minutat falë një 1 metërshi. Cuculi ndërhyn me faull ndaj Asanit në zonën e rreptësisë.

Nga pika e bardhë e 11 metërshit Asani tregohet i saktë duke vendosur baraspeshën. Minutat e mbetura nuk sjellin ndryshim rezultati dhe ndeshja përfundon në barazim 1-1 me Partizanin vendos një dorë tek titulli kampion. /abcnews.al