Përfundon ndërtimi i prototipeve të murit SHBA-Meksikë

schedule14:44 - 27 Dhjetor, 2017

schedule 14:44 - 27 Dhjetor, 2017

Zyrtarët amerikanë të Mbrojtjes Doganore dhe Kufitare, konfimojnë pëfundimin e tetë prototipeve të murit ndarës SHBA-Meksikë. Mostrat e përfunduara janë projektuar sipas propozimit te Presidentit Trump dhe pritet vetëm testimi i tyre.

 

Tetë prototipe te murit që do shërbejë si barrierë ndarëse ne kufirin mes SHBA-Meksikë, janë gati sipas propozimit te Presidenit Trump. Zyrtarët amerikanë të Mbrojtjes Doganore dhe Kufitare, shpjeguan se muri kufitar është bërë nga katër pjesë betoni dhe katër pjesë të tjera me materiale çeliku.

Zyrtarët e agjencisë amerikane po kryejnë teste me mostrat e murit, që varion nga lartësinë 18 deri në 30 metra. Testet do tregojne nese barrierat përballojnë metodat dhe pajisjet e shkelësve të kufirit si edhe  nëse muri mund të ngjitet, gërryhet ose pritet.

Agjencia e lajmeve “Associated Press”, konfimon se testet fizike do të përcaktojnë gjithashtu nëse mostrat e mjurit do të përballojnë shpërthimet që do kryehn nga mjete të rënda dhe municione ushtarake. Zyrtarët e mbrojtes kufitare, thanë se testimi do të zgjasë 30 deri në 60 ditë dhe rezultatet do të ndihmojnë agjencinë të përcaktojë nëse nevojitet përmirësimin i strukturës.

Sipas zyrtarëve amerikanë, muri është parashikuar si një barrierë mbrojtëse shumdimensionale. Nga ana amerikane pamja është e kufizuar ndërsa nga ana Meksikane pamja është e hapur. Pjesa e murit nga ana amerikane është elektronikisht e monitoruar dhe me disa pengesa. Zona e monitorimit do të jetë rreth 150 metra e gjërë dhe do të ketë agjentë në patrullim 24 orë për të ndaluar shkeljen e barrierës kufitare.

Sipas administratës amerikane, problem kryesorë mbetet financimi i ndërtimit të murit.

Buxheti i propozuar i Shtëpisë së Bardhë për vitin 2018 është rreth 1.6 miliard dollarë për të filluar ndërtimin e pjesëve të reja të murit dhe për të zëvendësuar ato ekzistuese. Por zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë sugjeruar se ndërtimi i te gjithe murit mund të kushtojë 8 deri 12 miliardë dollarë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!