Përfundon mbledhja e kryesisë së PS, Balla: Jemi të gatshëm për dialog

schedule10:23 - 3 Shtator, 2018

schedule 10:23 - 3 Shtator, 2018

Kërkesa për dialog nuk do të mungojë nga ana e Partisë Socialistë. Partisë Demokratike do t’ja shtrijnë dorën e bashkëpunimit për çështje të rëndësishme në dobi të integrimit europian të vendit, në dobi zhvillimit ekonomik dhe social të Shqipërisë. Në këtë përfundim është arritur në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste që u zhvillua këtë hënë.

Nuk dihet ende nëse do të ketë ndryshime në qeveri pas rezultateve që prodhoi turi llogaridhënës që zgjati dy muaj. Kësaj pyetje Taulant Balla i përgjigjet me ndryshimet që do të pësojë sekretariati i Partisë Socialiste. Tashmë kryesia e Partisë Socialiste është përqendruar në përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2019. Në mbledhjen e parë pas pushimeve u diskutuan dhe u miratuan çështjet për të cilat të premten do të thërritet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste.

Sekretari i përgjithshëm Taulant Balla njoftoi për fillimin e një fushate kombëtare anëtarësimesh të reja në Partinë Socialiste me qëllim që të bëjnë një ri-organizim më të mirë strukturor dhe elektoral në të gjithë territorin në përgatitjen e zgjedhjeve të reja vendore të vitit të ardhshëm./abcnews.al

“PS mblodhi sot kryesinë e cila diskutoi dhe më pas miratoi çështjet për të cilat të premtën do të thirret Asambleja Kombëtare, e cila do të jetë e fokusuar tërësisht, së pari në një raport llogaridhënie publike të qeverisë për punën që kemi bërë deri më tani për Shqipërinë që duam. Për secilën prej njesive administrative, në të gjithë territorin, ne kemi identifikuar të gjitha problematikat e mbajtura shënim nga ministrat të cilët morën pjesë në këtë proces llogaridhënie, por edhe nga të gjitha strutktuarat e PS  të cilat e ndoqën këtë proces. Për ne është shumë e rëndësishme që përkrah procesit të llogaridhënies, të fillojmë pothuaje prej sot një fushatë kombëtare anëtarësishmesh të reja në PS me qëllim që të bëjmë një riorgainizim më të mirë strukturor dhe elektoral në të gjithë territorin në përgatitje të zgjedhjeve të reja vendore të vitit të ardhshëm dhe përkrah kësaj ne do të jemi të fokusuar në një proces më të hollësishëm komunikimi dhe dëgjesash, ku përfaqësuesit vendorë të Partisë Socialiste në nivel kryetarë bashkish, apo anëtarë të këshillave bashkiakë do të rikthehen sipas kësaj fushate që kemi miratuar sot në çdo cep, në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo komunitet për të dëgjuar e për të mbajtur shënim sepse për ne është shumë e rëndësishme si PS, partia më e madhe e të gjithë shqiptarëve, që të kemi të gjithë vëmendjen tek njerëzit. Për PS dialogu dhe komunikimi me opozitën është thelbësor. Ne, përveç pjesës së shpifjve të cilave nuk mund ti japin dot përgjigje, për çdo çështje tjetër kemi të gjitha mundësitë të zhvillojmë një dialog konstruktiv në dobi të integrimit europian të vendit, në dobi të zhvillimit ekonomik dhe social të Shqipërisë.”/abcnews.al