Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, zbardhet çfarë u diskutua në takimin me dyer të mbyllura

schedule17:59 - 16 Janar, 2020

schedule 17:59 - 16 Janar, 2020

Ka përfunduar takimi i Këshillit Politik. Rudina Hajdari u shpreh se opozita parlamentare do të ketë kontributin e saj dhe se ka rol kyç.

U diskutua edhe fakti që roli jonë është kyc në këtë tryezë, tregon që ne do japim kontributin tonë. Edhe komisoni do vazhdojë dhe do ketë rolin, si bashkëkryetarë ne kemi një fuqi, në lidhje me mundësinë  vetos në produktin final. E rëndëisshme për ne është fakti që produkti final duhet të jetë sa më gjithëpërfshirës”, tha Hajdari.

E pyetur nga gazetarja e Abc News, Esiona Konomi se nëse do përdorë opozita parlamentare veton për të kryqëzuar ndryshimin e sistemit, Hajdari tha: “Për ne është e rëndësishme arritja e konsensusit. Edhe palët e tjera kanë folur për ndryshimin sistemit, dhe nuk është përjashtuar nga tavolina. Është një gjë për tu parë. Ajo që është e rëndësishem është fakti që ne të kemi një produkt të dakordësuar me palët. Unë mendoj se hapja e listave do ishte një gjë shumë pozitive dhe çlironte energji pozitive. Mendoj se takimi ishte i sukseshëm, përfshirja e palëve ishte gjë e mirë dhe ne do vijojmë të takohemi”, tha Hajdari.

Përfaqësuesi i PD, në këtë mbledhje Oerd Bylykbashi tha se mbledhja autorizoi përfaqësuesit politikë dhe ekspertët që të operojnë me konsensus.

Sapo u konstituua Këshilli Politik sipas dokumentit të kompromisit për fillimin e refomës zgjedhore, dokument i cili përcakton procedurën në çfarë mënyre do të ecë kjo reformë zgjedhore, e cila duhet të mbyllet brenda 15 marsit. Ky Këshill autorizon përfaqësuesit politikë dhe ekspertët që të operojnë me konsensus. Ky konsensus duhet të qendrojë deri në momentin e miratimit, siç është dakortësuar në dokumentin e kompromisit dhe ajo që ne bëmë të ditur, qendrimin e opozitës së bashkuar, i cili do të bëhet publik është prioriteti i çështjeve, që pëpruthet 100% me prioritetet që përcakton OSBE/ODIHR: lufta kundër shitblerjes së votës, presioni mbi zgjedhësit, presioni mbi zgjedhësit, që janë, punonjës të administratës, abuzimi me burimet shtetërore, manipulimi i listave, keqpërdorimi i policisë së shtetit , cënimi i sekretit të votës
dhe cënimi i lirisë së votës. Këto janë ato çështje që reforma do t’i trajtojë me prioritet dhe, sigurisht të trajtojë të gjitha çështjet e tjera pa asnjë përjashtim, duke patur parasysh arritjen e rekomandimeve dhe standardeve të OSBE/ODIHR-it. Ky dokument do t’ju bëhet publik dhe besoj që nga ky moment detyra e përfaqësuesve politikë dhe ekspertëve është të ecin shpejt me hartimin e reformës brenda një periudhe sa më të shkurtër, brenda 15 marsit”, u shpreh Bylykbashi.

I pyetur nëse do të pranonjnë që kjo reformë të miratohet nga një Kuvend që ju e quajnë ilegjitim, Bylykbashi tha: “Unë nuk kam çtë shtoj asgjë nga dokumenti i kompromisit. Aty bëhet shumë e qartë – Kuvendi i Shqipërisë duhet ta miratojë atë që do të dalë me consensus, pa asnjë ndryshim“.

Ndërsa edhe për Damian Gjiknurin, mbledhja e sotme kishte si qëllim arritjen e një konsensusi.

Mbledhja e sotme ishte me qëllim gjetjen  e një konsensusi, ku një pjesë të drejtave duhet ti ketë opozita joparlamentare, mirëpresim të fillojmë nga puna . Nga ana tjetër kërkojmë që nga e hëna të fillojë puna mes përfaqësuesve te opozitës me qëllim që këtë periudhë dymujore të arrijmë një kod të ri zgjedhor. Prioritet për këtë grup pune është çështja e sistemit zgjedhor. PD ka bërë një kthesë të madhe nga qëndrimet e saj shumn ekstremiste, për të gjetur kompromis mes oalëve ky është mesazhi më i mirë”, tha Gjiknuri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!