Këshilli Politik, Gjiknuri-opozitës: Letra për ODIHR vijim i retorikës, sillni propozime konkrete

schedule14:28 - 22 Shtator, 2020

schedule 14:28 - 22 Shtator, 2020

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik. Bashkëkryetari në Këshillin Politik Damian Gjiknuri është shprehur para mediave, lidhur me 5 çështjet që opozita jashtëparlamentare ka propozuar që t’i dërgohen ODIHR.

Gjiknuri u shpreh se opozita duhet të vijë me propozime konkrete, duke marrë si shembull draftin e sjellë nga përfaqësuesja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari.

Bashkëkryetari në Këshillin Politik deklaroi  se “nuk i drejtohemi dot ODIHR kur nuk ka kompromis mund të merret asistenca,  po me drafte përkatëse.”

Gjiknuri i bëri thirrje opozitës që të vijë me propozime konkrete, propozime alternative.

“Ky Këshill është bërë për të diskutuar me opozitën jashtëparlamentare. Në Këshill duhet të vijnë me propozime e jo me studio e deklarata, por të shkruar në letër. Tentativat përsëriten të njëjtat letra njëherë në shqip e njëherë në anglisht, që bëhen vetëm për të minuar këtë proces. Ne nuk do ta lejojmë këtë, në ditët që mbeten ne jemi të gatshëm 24 orë për propozimet e tyre, si të duan ata. Sillni me shkrim, merrni kohë…,” deklaroi Gjiknuri.

Gjiknuri u shpreh po ashtu se formula e PS për lista “100 për qind të hapura”, është më e mira për vendin. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!