Përfundon mbledhja e e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Në këtë mbledhje, është vendosur për kreun e Institucionit të fundit të Drejtësisë, ILD.
Siç raporton Esiona Konomi për ABC News, në lidhje me Kreun e ILD-së, pritet ti jepet drita jeshile, kandidaturës së Artur Metanit.
Ky institucion i rëndësishëm do të procedojë Prokurorë e Gjyqtarë të cilët mund të japin vendime abuzive.
Edhe pse kandidatura e Artur Metanit është përfolur si lidhje politike e Partisë Socialiste, pasi ai është vëllai i ish-ministres Eglantina Gjermeni, përsëri PS nuk është tërhequr nga mbështetja për kandidaturën e Metanit.
Artur Metani ka mbajtur postin e Këshilltarit Ligjor në legjislaturat e tre Presidentëve, Rexhep Meidanit, Alfred Moisiut dhe Bamir Topit.
Aktualisht ai mban postin e Avokatit të Shtetit, post nga i cili duhet të heqë dorë, pas emërimit në ILD.
Votat që duhet të sigurojë kandidatura e Artur Metanit, është marrja një shumice të cilësuar, prej 84 votash.
Gjatë sesioneve të këtij viti, parlamenti duhet të vendosë për çështje tepër sensitive, siç është zgjidhja e krizës politike, reforma zgjedhore, si dhe ligji i anti-shpifjes.