Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të PS, çfarë u diskutua

schedule11:11 - 23 Janar, 2023

schedule 11:11 - 23 Janar, 2023

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e cila zgjati disa minuta, ndërsa në një lidhje direkte me studion e Tirana Live, gazetarja e ABC News, Esiona Konomi zbuloi se për çfarë u diskutua.

Gazetarja tha se kryefjala e kësaj jave në PS është 21 janari dhe po bëhet çështë e mundur që hetimi të transferohet nga Prokuroria e Tiranës në SPAK.

Publikimi i kasatës sipas qeverisë aktuale është një provë e qartë se 21 janari është një krim shtetëror ku mes përgjegjësve është edhe Sali Berisha, sipas PS-së.

“Për PS kryefjalë e kësaj jave është 21 janarin dhe kjo ka qenë çështje kryesore e mbledhjes së sotme. Është kërkuar transferimi i hetimit të kësaj çështjeje nga Prokuroria e Tiranës te SPAK.

Sipas tyre prova e shfaqur  tregon se ai ishte një krim shtetëror dhe duhet të mbajnë përgjegjësi zyrtarët përfshirë edhe Sali Berishën.

Aktiviteti qëndror pritet të jetë një mbledhja në Presidencë, ku do të bëhet një skamim i sigurisë në vend dhe vendosja e disa detyrave për 2023, që pritet të jenë sulmi kibernetik nga Irani si edhe lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj në vend”, u shpreh Esiona.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!