Përfundon mbledhja e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë

schedule19:37 - 28 Maj, 2020

schedule 19:37 - 28 Maj, 2020

Ka përfunduar seanca e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë.

Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka diskutuar për më shumë se 4 orë, ndërkohë që “Vetëvendosje” në sheshin qendror të Prishtinës bënte “prova” për protesta.

Gjykata Kushtetuese është e përbërë nga 9 anëtare nga të cilët 7 prej tyre janë shqiptarë, 1 serb dhe një Boshnjak.

Ditën e sotme gjykata shqyrtoi kërkesën e lëvizjes “Vetëvendosje” për shpalljen  të paligjshëm të dekretit të presidentit Hashim Thaçi, i cili dha mandatin për formimin e qeverisë së re Abdullah Hoti të LDK-së, parti e cila doli e dyta në zgjedhje me diferencë prej deputetit.

LEXO edhe: “Duam zgjedhje”: Përfundon protesta “test” e Vetëvendosjes, Kurti përshëndet nga ballkoni

Presidenti dhe shumica e partive politike kanë deklaruar se do të pranojnë vendimin cilido qoftë ai, ndërsa “Vetëvendosje” ka theksuar se Gjykata Kushtetuese mund të bëjë vetëm interpretim por jo amendim të saj.

Pritet në orët në vijim të publikohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese./abcnews.al