Ka përfunduar makthi në Tajlandë. Ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin 12 fëmijët dhe trajnerin e tyre, që mbetën prej më shumë se dy javëve të bllokuar në shpellën “Tham Luang”. Në ditën e 3 të operacioneve është bërë e mundur shpëtimi i 4 futbollistëve të vegjël dhe trajnerit të tyre. Ndërsa të hënën dhe të dielën u nxorën dhe dy grupe me nga 4 fëmijë. Në këtë mënyrë është përmbyllur me sukses të plotë operacioni I ndërlikuar i shytësve.
Të gjithë të shpëtuarit janë dërguar në spital për trajtimet e nevojshme. 12 djem, të moshës 11 deri në 16 vjeç, dhe trajneri i tyre kanë qenë duke eksploruar shpellën Tham Luang më 23 Qershor, kur janë bllokuar brenda, si pasojë e përmbytjeve nga shirat. Fillimisht ata u shpallën të vdekur, por javën e kaluar pas kontrolleve në zonë u zbuluan të gjallë. Më pas një ekip prej 90 zhytësish, 40 nga Tajlanda dhe 50 nga jashtë, kryen operacionet e shpëtimit.
Ndërkohë, futbollistët e rinj u ftuan nga FIFA për të ndjekur ndeshjen finale të kampionatit botëror Rusi 2018 që zhvillohet me 15 Korrik. Por mjekët raportuan se fëmijët nuk do të jenë në gjendje të largohen nga Tajlanda pasi nuk janë rikuperuar plotësisht nga traumat e kaluara në shpellë./abcnews.al