SPAK jep pretencën për Adriatik Llallën, kërkon 2 vite burg e 5 vite përjashtim nga funksionet publike

schedule11:37 - 7 Maj, 2021

schedule 11:37 - 7 Maj, 2021

Pas katër seancave gjyqësore në Prokurorinë e Posaçme është dhënë pretenca për ish-krye prokurorin Ardiatik Lllalla, ku kërkohet dy vite burg si dhe 5 vite largim nga ushtrimi i funksioneve publike.

Seanca për të dhënë vendimin është më 20 maj. Gjykata do të vendos nëse do të pranojë pretencën e Prokurorisë së Posaçme për Llalën.

Llallës i është komunikuar pranverën e vitit të shkruar akuza “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë, interesave private të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Hetimi ndaj ish-kryeprokurorit u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 nën akuzën e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave, por më pas u transferua në ish-prokurorine e Krimeve të Rënda.

Kujtojmë se më 4 mars ish-kryeprokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posacme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në përfundim të afatit 2-vjeçar të hetimit./abcnews.al/