Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përfundon argjinatura mbrojtëse për prurjet e lumit Drin, Rama: Zgjidh rrezikun e përmbytjeve në disa fshatra të Shkodrës

schedule15:21 - 17 Prill, 2024

schedule 15:21 - 17 Prill, 2024

Ka përfunduar argjinatura mbrojtëse nga prurjet e lumit Drin në fshatin Juban të Shkodrës. Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje në rrjete sociale, teksa thotë se kjo do të zgjidhë njëherë e mirë rrezikun e përmbytjeve për fshatrat Kuç dhe Vukatanë në njësinë administrative Guri i Zi.

“Në fshatin Juban të Shkodrës ka përfunduar argjinatura mbrojtëse për zonën nga prurjet e lumit Drin. Argjinatura që është ndërtuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe bashkia Shkodër, zgjidh një herë e mirë rrezikun e përmbytjeve për fshatrat Kuç dhe Vukatanë në njësinë administrative Guri i Zi, duke ua lehtësuar jetën dhjetra banorëve gjatë periudhës së dimrit”, ka shkruar kryeministri.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!