Eshtë zhvilluar të martën në Athinë raundi i dytë i negociatave mes Shqipërisë e Greqisë mbi përcaktimin e hapësirave detare midis dy vendeve.
E bën të ditur Ministria për Evropën e Punët e Jashtme në një njoftim për shtyp me fjalinë se “Takimi u zhvillua në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese”.
Takimi i parë mes grupeve negociatore u mbajt në Tiranë më 30 prill, dhe ecuria e tij përmblidhej në të njëjtën frazë të përdorur edhe në takimin në Athinë. /abcnews.al