SHIJAK- Rreth orës 18;30 të kësaj të shtune ka rënë zjarr në zyrën e ndihmësspecialistit të rendit në Komisariatin e Policisë së Shijakut.
Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse duke bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Nga veprimet e para hetimore paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Grupi hetimor dhe Agjencia Rajonale e Mbikëqyrjes Policore po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të saktë të rënies së zjarrit./ abcnews.al