Një qendër për të moshuar është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Kavajë.
Policia bën me dije se vetëm një e moshuar, e cila qëndron në këtë qendër është dëmtuar lehtë.
Zjarri është shuar pas ndërhyrjes së zjarrfikësve.
Ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
Njoftim policie
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 23.01.2023, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në një qendër për të moshuar.
Si pasojë është dëmtuar lehtë një e moshuar që qëndron në këtë qendër.
Zjarri është shuar pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/