Një magazinë është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në Tiranë. Sipas uniformave blu të kryeqytetit ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:55, në rrugën “Hamdi Pepa”.
Si pasojë e zjarrit të rënë ka vetëm dëme materiale, ndërsa zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:55, në rrugën “Hamdi Pepa”, ka rënë zjarr në magazinën në pronësi të shtetasit B. A., ku ka vetëm dëme materiale.
Sherbimet e zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.
g.v/abcnews.al