Përfshihet nga zjarri banesa në Fushë-Krujë, fqinjët shpëtojnë të moshuarën

schedule07:59 - 3 Mars, 2021

schedule 07:59 - 3 Mars, 2021

Një banesë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë. Sipas policisë zjarri ka rënë në banesën e Merema Sina 80 vjec. Shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndije elektrike.

Ndërkaq, fatmirësisht e moshuara ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe nga flakët ka vetëm dëme materiale. Abcnews.al mëson se 80-vjeçarja është  ndihmuar nga fqinjët për të dalë jashtë.

Njoftimi i plotë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 03.03.2021, në orën 07:20, në Fushë Krujë, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në banesën e shtetases M. S., rreth 80 vjeçe, nga e cila ka vetëm dëme materiale. Shtetësja M. S., ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

g.v/abcnews.al