Një ndërtesë është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kala në Elbasan. Bëhet fjalë për një ndërtesë e cila ka qenë një ish-shkollë private, por prej vitesh është jo funksionale.
Siç shihet edhe nga pamjet zjarri është përhapur me shpejtësi.
Ndërkohë zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes, dhe po punon për shuarjen e zjarrit.
/abcnews.al/