Përfshihet nga flakët një banesë në Shkodër

schedule15:19 - 10 Qershor, 2025

schedule 15:19 - 10 Qershor, 2025

Shkodër- Një zjarr ka përfshirë një banesë në Shkodër, në fshatin Golem. Dyshohet se shkak është bërë një shkëndije elektrike.

Për pasojë është djegur kati i dytë i banesës. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar flakët.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

/abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!