Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve urbane në Patos, banorët të shqetësuar për shëndetin

schedule10:35 - 22 Shtator, 2021

schedule 10:35 - 22 Shtator, 2021

Është riaktivizuar zjarri në Sheqishte të Patosit. Nga flakët është përfshirë edhe fusha e mbetjeve urbane të bashkisë së Patosit. Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen zjarrfikësit. Kujtojmë se në këtë zonë nisi zjarri fillimisht në mesditë e më pas u përhap në fushën e mbetjeve.

Eksperti i mjedisit Qani Rredhi tha për mediat se banorët janë të shqetësuar prej tymit të dëmshëm që po ngrihet në ajër.

“Jam dhe banor këtu. Gjithë natën zjarrfikësit kanë punuar por zjarri nuk është shuar. Banorët janë të shqetësuar prej tymit. Duhet një zgjidhje si për fushën e mbetjeve në Fier. Vetëm izolim me dhe, rrugë tjetër nuk ka.” /abcnews.al/