Një fasoneri është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Pogradec.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50 në lagjen nr. 2.
Fasoneri është në pronësi të shtetasit G.G dhe dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale, pasi në një pjesë të çatisë së fasonerisë po kryheshin punime për izolimin e saj.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Abcnews.al/