Një fabrikë bojërash është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë – Durrës, në afërsi të Maminasit.
Ministria e Brendshme bën thirrje që të shmanget kalimi i automjeteve në këtë aks rrugor.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset.
Mësohet se si pasojë e këtyre flakëve për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.
Njoftim për Mediat:
Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë bojrash në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Maminasit.
Ministria e Brendshme bën thirrje të shmanget kalimi i automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikset./abcnews.al