Foto ilustruese
Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Dragushë të Lezhës.
Zjarri është konstatuar menjëherë nga familjarët që ndodheshin brenda saj në momentin që janë shfaqur flakët dhe kanë ndërhyrë vetë duke e vënë nën kontroll.
Si pasojë e këtij zjarri për fat të mirë nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrfikësit të cilët bënë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit, ndërsa po hetohet për shkaqet e tij./abcnews.al