Një automjet i parkuar është përfshirë nga flakët në qendrën e qytetit të Elbasanit. Në pamjet e siguruara nga Abcnews.al shihet tymi që rrethon automjetin e përhapet në zonë.
Për pasojë është djegur pjesërisht automjeti ndërsa dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike. Makina është në pronësi të një 22-vjeçari, banues në Elbasan.
NJOFTIMI
“Më datë 18.08.2021, rreth orës 17:55, në lagjen “Kala”, Elbasan ka rënë zjarr në automjetin në pronësi të shtetasit E.S., 22 vjeç, banues në Elbasan , i cili ishte i parkuar.
Si pasojë e zjarrit, automjeti është djegur pjesërisht. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.” s.b/abcnews.al/