Dy banesa në fshatin Spanesh, në bashkinë Rrogozhinë janë përfshirë nga flakët ditën e sotme. Mësohet se si pasojë e flakëve janë bërë të pabanueshme të dyja banesat. Po ashtu, janë shkrumbuar edhe 250 rrënjë ullinjsh shekullorë dhe qindra pemë frutore.
Ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës shmangu djegien e dhjetëra banesave. /abcnews.al/


